Ultimatum për Edi Ramën, naftëtarët e Kosovës paralajmërojnë bllokadë në kufirin e Morinës

Aktuale

Ultimatum për Edi Ramën, naftëtarët e Kosovës paralajmërojnë bllokadë në kufirin e Morinës

Më: 18 prill 2024 Në ora: 21:11
Ilustrim

Naftëtarët e Kosovës kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës.

Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare që ka goditur bizneset e kësaj industrie.

Të paktën kështu thuhet në letrën që kreu i shoqatës së naftëtarëve u ka dërguar krerëve të shtetit, përfshirë edhe ambasadorit tonë atje.

Me anë të kësaj shkrese kërkohet që evitohen që siç i etiketojnë ata, abuzime.

“Jemi të shqetësuar thellë me praktikat e fundit të zbatuara nga Dogana e Shqipërisë në kufirin në Morinë. Ne si përfaqësues të bizneseve kosovare ndihemi të përjashtuar dhe të dëmtuar në mënyrë serioze nga këto masa”, thuhet mes tjerash në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat