Arifi thotë se Serbia është egërsuar pas suksesit të Kosovës në KiE

Aktuale

Arifi thotë se Serbia është egërsuar pas suksesit të Kosovës në KiE

Më: 18 prill 2024 Në ora: 21:35
Shqiprim Arifi

Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës, kështu po konstaton kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi i cili është dënuar nga autoritetet atje për vendosje të flamurit më 28 Nëntor, po thotë se sa herë që Kosova ka shënuar një sukses në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, shqiptarët e Luginës kanë qenë të parët viktima.

“Nuk besoj që ka qenë koincidencë. Është gjithçka e planifikuar. Ky vendim është vetëm një vendim nga ata që kanë ardhur viteve të fundit. Serbia sistematikisht vazhdon në na dënojë për vendosjen e flamurit. Por në rastin e këtij vendimi që ka ardhur sot në dorën time, është një vendim që nuk mundet ndryshe me u shpjeguar se sa me egërsinë që këta e kanë shfaqur ditëve të fundit duke e ditur që Kosova po ka sukses në rrugëtimin e saj ndërkombëtar. Çdo herë kur Kosova ka pasur një sukses ndërkombëtar, shqiptarët e Luginës kanë qenë të parët viktima”, është shprehur ai.

Më tej, Arifi ka thënë se mendësia 30 vjeçare e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe më të në vazhdimësi po ballafaqohen shqiptarët atje.

“Para tri ditësh, presidenti serb, Vuçiq që do të arrestojë të gjithë ata që shkelin Kushtetutën e Serbisë dhe normalisht të parët të cilët bijnë në radar të kësaj mendësie raciste janë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk ka shkuar shumë larg dhe erdhi vendimi që jam dënuar nga Gjykata për vendosjen e flamurit në ditën festive tonën kombëtare të 28 Nëntorit. Kemi në vazhdimësi punë me një Serbi e cila nuk ka qëllim me ndryshuar këtë mendësi që e ka që 30 vjet. Kjo është Serbia me të cilën ne vazhdimisht ballafaqohemi”, ka shtuar ai.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka njoftuar se ka pranuar dënimin prej 55.000 dinarësh nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat