Vllasi: Serbia nuk heziton të organizojë ndonjë akt terrorist si rasti “Panda” më 1998

Aktuale

Vllasi: Serbia nuk heziton të organizojë ndonjë akt terrorist si rasti “Panda” më 1998

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:00
Avokati Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi ka thënë se Serbia nuk heziton të organizojë ndonjë provokim para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vllasi ka thënë se duhet të ketë kujdes për sigurinë e minoriteteve, sidomos të serbëve, pasi mund të organizojë ndonjë akt terrorist si rasti “Panda” më 1998.

Vllasi ka thënë se Serbia është “çmendur” pas miratimit të raportit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE para dy ditësh.

Lidhur me votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, ish-politikani ka thënë se mund të dështojë për shkak të frikësimit të serbëve në këtë pjesë nga Beogradi, përmes Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat