Baraliu: Votimi i së dielës i rëndësishëm për Qeverinë, ja çka do të ndodhë me kryetarët aktualë

Aktuale

Baraliu: Votimi i së dielës i rëndësishëm për Qeverinë, ja çka do të ndodhë me kryetarët aktualë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:46
Mazllum Baraliu

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së dielës në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai thotë se ky votim është edhe interes i Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që si proces do të mund t’ia hiqte sanksionet e vendosura nga shtetet e BE-së.

”Nuk mund të parashikoj askush në plotni rezultatin, sepse ka shumë faktorë që ndikojnë atje, siç është Lista Serbe, është Beogradi, janë partitë politike të reja që janë formuar tani pas agresionit të Banjskës dhe është Qeveria e Kosovës e cila është e interesuar sepse ka sanksione që të ketë një proces siç është kërkuar nga BE, në mënyrë që t’i hiqen masat’’, shprehet Baraliu.

Ai më tej shton se nuk pret se ky votim do të ketë sukses dhe se kryetarët do të vazhdojnë punën e tyre deri në fund të mandatit.

‘’Unë mendoj se procesi do të vazhdoj zyrtarisht, përgatitjet janë bërë dhe mendoj se nuk do të ketë sukses, pra nuk do të ketë 50+1 dhe pastaj rregulli administrativ thotë se përsëritje nuk do të ketë për një vit dhe kështu i bie që pas një viti ka zgjedhje të rregullta dhe kësisoj kryetarët aktual do të vazhdojnë me punën e tyre”, thekson Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat