Pozhari: E thoshte Albini edhe më parë, mirë që më në fund po shihet nga të gjithë!

Aktuale

Pozhari: E thoshte Albini edhe më parë, mirë që më në fund po shihet nga të gjithë!

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:29
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari; foto ilustrim nga “Bota sot”

Departamenti amerikan i Shtetit, ka reaguar dje pas ndalimit dhe arestimit të policëve dhe qytetarëve të Kosovës në Serbi.

DASH i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të veprojë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët e Kosovës të ndaluar atje dy ditë më parë.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Pas këtij deklarimi nga DASH, ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

Sipas tij, është “mirë që më në fund po shihet nga të gjithë” ajo që thoshte kryeministri Albin Kurti, se “Serbia bën veprime përshkallëzuese”.

“Ndalimi i policëve të Kosovës, Departamenti Amerikan i Shtetit: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

"Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin..."

E thoshte Albini edhe më parë, por bashkësia ndërkombëtare i mbyllte sytë. Mirë që më në fund po shihet nga të gjithë!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është liruar mbrëmë vonë nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.

Ai ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat