Profesori zbërthen planin e Putinit për Ballkanin: Ja çfarë po përpiqet të bëjë presidenti rus

Aktuale

Profesori zbërthen planin e Putinit për Ballkanin: Ja çfarë po përpiqet të bëjë presidenti rus

Më: 19 prill 2024 Në ora: 11:57
Vladimir Putin

Profesori Andi Hoxhaj, ishte i ftuar mbrëmë në një emision televiziv, ku foli në lidhje me planin e Rusisë për të shkaktuar destabilizim në Ballkan.

Hoxhaj deklaroi se Moska kërkon që përmes dezinformimit të ul besimin e qytetarëve në rajon te Bashkimi Evropian dhe më pas të shkaktoj kaos.

“Në radhë ta parë kërkon të krijojë dezinformim dhe më pas të krijoj kaos. Kërkon të krijojë dezinformim, të krijoj destabilitet që njerëzit të mos i besojnë institucioneve të Bashkimit Evropian. Po ta shohim në të gjitha sondazhet është ulur mbështetja për Bashkimin Evropian, hiq këtu Shqipërinë de Kosovën, por dhe këtu mbështetja nuk është mbi 90% siç ka qenë më përpara”, tha analisti.

Hoxhaj tha se Putin kërkon që përmes destabilitetit në Ballkan të heqë vëmendjen e perëdnimit nga Ukraina, si dhe të rrisë influencën e perandorisë ruse që kërkon të rikthejë.

“Rusia kërkon të destabilizojë Ballkanin, në radhë të parë për të hequr vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. Nga ana tjetër kërkon që shumë nga këto vende mos të bëhen krah për Perëndimin dhe ky është objetivi më i madh dhe ndaj kërkon kaos. Kërkon të mbajë influencën që ka pasur dikur dhe Putini e ka bërë të qartë që ka objektiva të qartë për të rikthyer ish-perandorinë ruse”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat