Vulin kërcënon “secilin serb edhe shqiptar që punon apo ka punuar kundër Serbisë”

Aktuale

Vulin kërcënon “secilin serb edhe shqiptar që punon apo ka punuar kundër Serbisë”

Nga: F. B. Më: 19 prill 2024 Në ora: 13:05
Aleksaner Vulin

Secili serb apo shqiptar duhet të jetë i gatshëm të përgjigjet për atë që ka punuar apo që punon kundër Serbisë – këtë duhet ta dijë secili bashkëpunëtor i Kurtit, pa marrë parasysh nacionalitetin, dhe aty nuk bëjmë dallime," ka deklaruar ish-shefi i agjencisë informative serbe dhe ish-ministri i brendshëm Vulin, siç transmeton "Telegraf" në "Bota Sot".

Pikërisht si shkak i kërcënimit të tillë që bëri presidenti serb Vuçiç, qindra qytetarë të Kosovës që udhëtonin drejt perëndimit përmes Serbisë u bllokuan mbi 17 orë në kufirin serbo-kroat në Batrovci, ndonëse policia serbe mohoi se këtë e ka bërë për shkaqe tjera, por vetëm pas shtimit të masave për kontroll.

Reagimi i BE-së dhe perëndimit ishte i menjëhershëm dhe u cilësua si shkelje e marrëveshjes për liri dhe qarkullim të lirë, duke i bërë thirrje Serbisë që mos të përsëritet një veprim i këtillë.

"Shërbimet tona e dinë mirë cili serb bashkëpunon me shërbimet shqiptare, e dimë cilët serbë punojnë në Policinë e Kosovës duke mbrojtur popullin e vetë, e dimë kush i shet fqinjët dhe shtetin," ka thënë Vulin në "stilin" e shërbimit ku ka punuar.

"Secili serb por edhe shqiptar duhet të jetë i gatshëm të përgjigjet për atë që ka punuar apo punon kundër Serbisë. Shërbimet tona e dinë kë duhet dorëzuar para drejtësisë dhe është e drejta jonë të caktojmë vendin edhe kohën," ka thënë ai duke kërcënuar hapur.

Ai shtoi se "secili bashkëpunëtor i Kurtit duhet të dijë dhe ta ketë parasysh këtë pa dallim kombësie," ka deklaruar Vulin, si reagim në deklaratën e Kurtit pas ndalimit të zëvendësit të Policisë së Kosovës dhe policëve tjerë nga MPB e Serbisë dhe konstatimi se "Serbia është shtet mafioz dhe vetë president është mafioz".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat