Durmishi njofton për një projekt të ri në Dukagjin

Aktuale

Durmishi njofton për një projekt të ri në Dukagjin

Më: 19 prill 2024 Në ora: 13:20
Hysen Durmishi

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Durmishi tha se rruga po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planfikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milonë euro buxhetit të Kosovës. I kemi përfunduar shpronësimet për segmentin deri në Dollc dhe dje kemi marrë vendim në Qeveri për shpronësimin e segmenti nga Dollci e deri në Zahaq si parapërgatitje që në fillim të muajit maj të fillojmë procedurën e prokurimit edhe për segmentin nga Dollci deri në Zahaq”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

Tutje, Durmishi ka bërë të ditur se rruga për në Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë dhe me dinamikë të shtuar, ndërkohë që është në përfundim të projektit kryesor.

“Rruga për Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë e dinamikë të shtuar në ndërkohë që jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor edhe për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren. Urime qytetarëve të Rajonit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat