Ish-ambasadori amerikan pyet: Kur do ta hiqni qafe fusnotën e Kosovës?

Aktuale

Ish-ambasadori amerikan pyet: Kur do ta hiqni qafe fusnotën e Kosovës?

Më: 19 prill 2024 Në ora: 14:10
Greg Delawie

Greg Delawie, ish-ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka komentuar përparimin e Kosovës drejt rrugës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Duke publikuar lajmin për votimin në Asamblenë e KiE-së, Delawie e ka shtruar një pyetje.

Ndonëse e vlerësoi si lajm të mirë për Kosovën, ish-ambasadori amerikan pyeti se kur do të hiqet qafe fusnota në emrin e Kosovës.

“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën. Por kur do ta heqin qafe më në fund fusnotën?” – shkroi Delawie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat