Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj Akil Gjakovës, gruas së tij i caktohet urdhër mbrojtje

Aktuale

Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj Akil Gjakovës, gruas së tij i caktohet urdhër mbrojtje

Nga: M.L. Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Gjykata Themelore ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për gjudistin Akil Gjakova për vepër penale dhuna në familje

Sipas një komunikate të Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.GJ, i dyshuar për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

"Të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që të njëjtit i është ndaluar për t’iu afruar vendit ku e dëmtuara banon si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë (50) metra, e në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga ana e të pandehurit, gjykata ndaj të njëjtit do të caktoj masën e paraburgimit.

Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat