Milazim Krasniqi tregon se si burrat mund të bëheshin më të butë ndaj grave: Nuk e lejon presion politik e mediatik

Aktuale

Milazim Krasniqi tregon se si burrat mund të bëheshin më të butë ndaj grave: Nuk e lejon presion politik e mediatik

Nga: H.O. Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:06
Milazim Krasniqi

Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi përmes një postimi të tij në facebook, ka thënë se presioni politik dhe mediatic ka bërë që ligjeratat fetare të mos publikohen. Sipas tij, përmes këtyre ligjeratave shumë njerëz do të reflektonin, kuptonin e do të bëheshin më të butë ndaj grave të tyre.

Ai madje ka përmend një ligjeratë të caktuar të një hoxhe që sipas tij, do të kishte këtë ndikim.

Postimi i plotë:

Presioni i madh politik e mediatik i ka kompleksuar dhe i ka bërë të heshtur besimtarët. Për pasojë, e kanë pushtuar hapësirën politike e mediale mujsharët. Dhe e kemi këtë rezultat: krizë morale, krizë familjare, mungesë solidariteti, mungesë diturie, tepri dhune e agresiviteti. P.S. Jam i bindur se po të transmetohej në TV ligjërata (hytbja) e sotme e hoxhës Valdet Gashi nga xhamia 'Alaudin", shumë njerëz do të reflektonin, do të kuptonin, do të bëheshin më të butë ndaj grave të tyre. Ama këto shpjegime e mesazhe islame e humane thjesht nuk i lënë në medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat