Enver Dugolli: Në Serbi ende dominon ideja e Serbisë së madhe

Aktuale

Enver Dugolli: Në Serbi ende dominon ideja e Serbisë së madhe

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:36
Enver Dugolli

Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet politike.

Lidhur me çështjen e sigurisë, derisa Serbia po bën ushtrime ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, Dugolli tha se ky vend po mëton të tregojë muskujt e vet, duke përçuar mesazhe shantazhi kundrejt Kosovës.

“Suksesi i arritur i Kosovës në Asamblenë e KiE-së, Serbia ka përjetuar keq, përkundër angazhimit të saj për ta penguar këtë hapërim të vendit tonë në këtë organizatë evropiane”, deklaroi Dugolli në “InfoPlus”, në RTK.

Dugolli u shpreh mirënjohës ndaj eurodeputetëve që mbështetën me votë Kosovën në këtë organizëm.

Tutje Dugolli theksoi se në Serbi ende dominon ideja e Serbisë së madhe, ideja e dominimit te të tjerët.

“Atë që nuk ka arritur ta bëjë Millosheviqi dikur, presidenti i tanishëm i Serbisë dëshiron ta çojë përpara atë agjendë”, tha, mes tjerash, Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat