Eksperti: Serbia e ka humbur ndikimin ushtarak në Ballkan

Aktuale

Eksperti: Serbia e ka humbur ndikimin ushtarak në Ballkan

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:42
Eksperti i sigurisë, Mensut Ademi

Eksperti i sigurisë, Mensut Ademi, i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës tha se Serbia ka humbur ndikimin ushtarak në Ballkan.

Sipas tij, presidenti serb, Vuçiq do që të frikësojë të gjitha shtetet përreth se i ka nën kontroll.

“Vuçiqi është duke shkuar në dy versione, versioni i parë është frikësimi sepse do t’i frikësoj të gjitha shtet përreth se gjoja unë e kam në kontroll, sepse Serbia matet me forcën e vetme ushtarake. Dhe Serbia në këtë rast e ka humbur primatin në regjion, do ta frikësojë regjionin. Serbia do me lujtë rolin e primatin të ushtrisë në Ballkanin Perëndimor”, tha Ademi.

Ademi ndër tjerash potencoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO, përveç që është paqe, është bashkëpunim dhe siguri .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat