Kelmendi përgëzon Osmanin: Bravo Presidente - Faleminderit Fahrije, Vasfije, Elhame dhe Shyrete!

Aktuale

Kelmendi përgëzon Osmanin: Bravo Presidente - Faleminderit Fahrije, Vasfije, Elhame dhe Shyrete!

Nga: A.SH Më: 22 prill 2024 Në ora: 19:32
Vjosa Osmani me heroniat

Gazetari Adriatik Kelmendi ka vlerësuar veprimin e Vjosa Osmanit për t’i marrë me vete në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së katër gra që personifikojnë më së miri krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se ky ishte një veprim i mençur politik.

Derisa për fjalimin e Vuçiqit thotë se nuk ka “asfarë peshe kur përballë tij qëndrojnë viktimat direkte të politikës që ai përfaqëson, siç janë Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tahiri.”

Postimi i plotë:

Një nga veprimet më të mençura politike të kohëve të fundit është ai i Presidentes, Vjosa Osmani, për t’i marrë me vete në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së katër gra që personifikojnë më së miri krimet e Serbisë në Kosovë.

Çdo fjalë e Vuçiqit, i cili ka qenë në pushtet edhe në vitin ‘99, nuk do të ketë asfarë peshe kur përballë tij qëndrojnë viktimat direkte të politikës që ai përfaqëson, siç janë Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tairi.

As Vuçiq dhe as Serbia ende nuk ka kërkuar falje për familjarët e vrarë dhe përdhunimet e atyre që i ka sot përballë në East River në New York, bashkë me mija të tjerë që ndajnë fatin e njëjtë!

Bravo Presidente! Faleminderit Fahrije, Vasfije, Elhame dhe Shyrete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat