Zv/ministri Vokrri: Serbia s’është e gatshme ta pranojë humbjen e luftës

Aktuale

Zv/ministri Vokrri: Serbia s’është e gatshme ta pranojë humbjen e luftës

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:24
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka komentuar ballafaqimin e Vjosa Osmanit dhe Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vokrri ka thënë se nga përvoja historike në raporte me Serbinë e kemi të qartë se  kemi të bëjmë me një shtet që është shumë i sofistikuar në plasim e gënjeshtrave dhe në zhvillimin e një propagande e cila nuk është pa ndikim në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova si shtet në konsolidim e sipër, i imponohet që herë pas here të shërbehet me disa metoda jokonvencionale për të përcjell të vërtetën, raporton gazeta10.

“E vërteta jonë është ajo që saktësisht e dimë dhe është e kundërta e asaj që e thotë Vuçiq si një vazhdimësi e regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Vokrri.

Sipas tij, edhe pas një çerekshekulli të përfundimit të luftës, Serbia nuk po është e gatshme që të pranojë se e ka humbur atë luftë dhe se nuk ka gjasa që të kompensohet për humbjen e saj.

“Duke mos qenë në gjendje që të tejkalojë këtë bllok mendor, vazhdon të e ngujojë gjithë Rajonin në debate për të kaluarën”, ka thënë Vokrri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat