Kulla mbështet Kurtin, por kërkon koordinim me partnerët

Aktuale

Kulla mbështet Kurtin, por kërkon koordinim me partnerët

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:28
Albin Kurti

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se i përkrahë vendimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Por që sipas Kullës, duhet pasur një koordinim dhe një bashkëpunim të ngushtë me perëndimin.

“Unë e përkrahë fort, mendoj që është një veprim i duhur qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për  të mos lëshuar pe. Por në anën tjetër kjo gjë duhet koordinuar me një bashkëpunim të ngushtë, me perëndimin. Sepse ne shqiptarët jemi të dënuar të rrimë nga Perëndimi, edhe kur nuk na pëlqen”, tha Kulla në Tëvë1.

Më tej, ekperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, tha se një Qeveri dhe një kryeministër nuk  identifikohet për nga forma e veprimtarisë, por siç tha ai, nga përmbajtja e saj.

Derisa me këtë rast komentoi edhe kërkesat e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës për rritjen e pagave.

“Albini është politikan dhe ai do të bëjë politikë, siç bëjnë edhe të tjerët, drejtësia do e bëjë punën e vet. Kam qenë edhe unë në veri me drejtorin e Policisë me zotëri Elshanin, çështja është diku tjetër pra një Qeveri dhe një kryeministër nuk identifikohet për nga forma e veprimtarisë por nga përmbajtja. Pra sa për qind e buxhetit të Kosovës shkon për Mbrojtjen, sa për qind shkon për Policinë. unë kam parë forca speciale të Policisë që protestojnë para Qeverisë së Kosovës për rritjen e  fondit, pagave. Ajo që unë pres nga Qeveria e Kosovës, Parlamenti dhe klasa politike në përgjithësi në Kosovë, është që me bindje të plotë 10 për qind të buxhetit ta vënë në dispozicion të mbrojtjes dhe sigurisë “, shtoi Kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat