Nesho për paraqitjen e Osmanit në OKB: E mrekullueshme, e mposhti komplet Vuçiqin

Aktuale

Nesho për paraqitjen e Osmanit në OKB: E mrekullueshme, e mposhti komplet Vuçiqin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 00:08
Agim Nesho

Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me paraqitjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në OKB, duke e quajtur paraqitje të mrekullueshme.

Ai është shprehur se është hera e dytë që e sheh Kosovën, siç tha, në standardet e prezantimit të niveleve më të larta botërore.

“Paraqitja ishte e mrekullueshme, më pëlqeu shumë, është hera e dytë që shikojë një Kosovë në standardet e prezantimit të niveleve më të larta botërore. Si nga kryeministri, ashtu edhe nga presidentja”, u shpreh ai.

Nesho tha se Osmani në diskutimin e sotëm e ka mposhtur komplet presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në takimin e sotëm, dua të them se ajo e mposhti komplet presidentin Vuçiq, i cili u mor me fakte për të sensibilizuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit që situata nuk ishte e qëndrueshme, prandaj edhe Serbia ka kërkuar në mënyrë të herëpashershëm mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për arsye të stabilitet dhe paqes në rajon”.

“Argumentet e tij ranë, për arsye sepse vet diskutimi i presidentes Osmani ishte një rikthim i gjithë situatës së kaluar 25-vjeçare”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat