Blerta Deliu: Raporti i DASH-it tregon se në çfarë gjendje e ka sjellë vendin Qeveria Kurti

Aktuale

Blerta Deliu: Raporti i DASH-it tregon se në çfarë gjendje e ka sjellë vendin Qeveria Kurti

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:21
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të njeriut tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar institucione të pavarura e kredibile.

Sipas saj ky raport tregon se në çfarë gjendje e ka sjellë vendin Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritarë, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ajo ka vlerësuar se raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen në një Qeveri, në të cilën sipas saj, politikanët tentojnë të frikësojnë mediat.

"Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ndër raportimet më të rëndësishme në lidhje me të drejtat e njeriut ishin problemet serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve; korrupsioni serioz i qeverisë; dhuna e gjerë me baza gjinore, përfshirë dhuna në familje, apo ndaj partnerëve; si dhe krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se qeveria e Kosovës ndërmori hapa të besueshëm, por jo të vazhdueshëm për të identifikuar, hetuar, akuzuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë abuzuar me të drejtat e njeriut."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat