“Kosova krenare që ka kaq shumë miq”, Osmani takon përfaqësues të vendeve partnere në New York

Aktuale

“Kosova krenare që ka kaq shumë miq”, Osmani takon përfaqësues të vendeve partnere në New York

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:48
Osmani tha se Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleat në krah të saj.

Pas fjalimit rrëqethës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues nga vendet partnere.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani tha se Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleat në krah të saj.

“E lumtur të takohem me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar për rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, ka shkruar presidentja.

Vjosa Osmani shkoi në Amerikë bashkë me katër heroinat e Kosovës, Vasfije Krasniqin, Fahrije Hotin, Shyhrete Tairin dhe Elhame Muqollin, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Aty, e para e vendit, teksa prapa saj uleshin heroinat, ishte e ashpër me Vuçiqin, të cilit ia përmendi masakrat e kryera në Kosovë përgjatë luftës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat