Analisti: Serbët e Kosovës humbësit e mëdhenj, çfarë e pret veriun

Aktuale

Analisti: Serbët e Kosovës humbësit e mëdhenj, çfarë e pret veriun

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:18
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që humbin më shumë nga bojkotimi i zgjedhjeve në veri janë serbët e Kosovës.

Sipas tij Kosova duhet të përmbushë detyrimin e vet dhe të tregojë predispozitë duke dërguar në Kushtetuese draftin për asociacioni.

Edhe pas asociacionit serbët do nxjerrin diçka tjetër.

Kosova i ka kërkuar Serbisë të heqë strukturat paralele, që është diçka e pamundur për mënyrën si funksionin Serbia, ndaj autoritetet gjermane i kanë kërkuar që të paktën Kosova deri në 16 maj, draftin ta depozitojë në Gjykatën e vet Kushtetuese, një hap që tregon se e ka predispozitë duke plotësuar detyrimin e vet. Me atë që ndodhi të dielën humbësit më të mëdhenj janë serbët e Kosovës, që kanë probleme të jashtëzakonshme, mjafton të kujtoni presionin që iu bëhet nga strukturat paralele të Serbisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat