Duda Balje ndalohet në Merdarë: Për një orë mi kanë ndalë letrat, burri pyeti a ka najsen

Aktuale

Duda Balje ndalohet në Merdarë: Për një orë mi kanë ndalë letrat, burri pyeti a ka najsen

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:21
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Balje është ndaluar për rreth një orë dhe ishte duke udhëtuar drejt Austrisë së bashku me familjen.

 “Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat.

Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”, ka thënë shkurtimisht Balje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat