Kamberi takohet me Von Cramon, zbardhen detaje nga diskutimet

Aktuale

Kamberi takohet me Von Cramon, zbardhen detaje nga diskutimet

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:52
Foto nga takimi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Kamberi, mes tjerash theksoi se me von Cramon ka diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Sapo përfunduam një takim të rëndësishëm me Eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, për të diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës”, shkroi Kamberi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Ai shtoi se pjesë e diskutimit ishte dhe për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.

“Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”.

“Për ne, bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët tanë është jetësor për të arritur qëllimet tona dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat