Flet avokatja e 11-vjeçares së dhunuar: Ishte meritor dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarve

Aktuale

Flet avokatja e 11-vjeçares së dhunuar: Ishte meritor dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarve

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:28
Kimete Krasniqi

Avokatja e 11-vjeçares së dhunuar nga Prishtina, Kimete Krasniqi, ka folur për dënimet që kanë marrë sot të dyshuarit për rastin në fjalë.

Në Kosova Today, ajo ka deklaruar se dënimi me 62-vjet që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vendosur ndaj të akuzuarve është meritor.

“Në këtë seancë janë gjykuar tetë persona prej tyre gjashtë janë dënuar. Për mendimin tim është dënim meritor”.

“Gjykata ka punuar shumë paanshëm, ka pasur prova të mjaftueshme për secilin veç e veç nuk ka vend për polemika të ndryshme”.

“Për të gjithë të dyshuarit ka pasur prova të mjaftueshme për veprat e tyre”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat