Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ëshë nisur për në Kanë ku pritet të mbahet edicioni i 77 i festivalit të filmit, raporton teve1.info
Në këtë festival, regjisori Samir Karahoda pritet të marrë pjesë me dy filma të ndryshëm, derisa Kurti tha se kjo pjesëmarrje është mbështetur nga QKK dhe disa televizione ndërkombëtare.
“”Rrugës” për në Cannes
Për herë të dytë, regjisori Samir Karahoda fiton vend në përzgjedhjen zyrtare të programit të Festivalit të Filmit të Kanës. Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, ai këtë vit merr pjesë me filmin e ri “Rrugës”, brenda konkurrencës së filmit të metrazhit të shkurtë në edicionin e 77-të të këtij festivali jashtëzakonisht prestigjioz. Ai bëhet regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës.
Filmi është shkruar nga Samiri dhe djali i tij, Mironi, bazuar në një bisedë që të dytë kanë zhvilluar në veturë gjatë rrugës për në aeroport. Mironi bashkë me Ylber Mehmetin, luajnë dy rolet e vetme në film. Montazhën e filmit e ka kryer Enis Saraçi, të cilin e kam vizituar në studio në muajin shkurt, përderisa e montonte filmin bashkë me Samirin.
“Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.
Urime Samirit, Mironit, Ylberit, Erollit, Enisit dhe Labinotit, e shumë suksese në konkurrencën e këtij viti”, ka shkruar Kurti në Facebook.