Sadri Ramabaja thotë se po t’kishte fakte Prokuroria kundër ministrave të Kurtit, s’do t’ua falte pesë minuta

Aktuale

Sadri Ramabaja thotë se po t’kishte fakte Prokuroria kundër ministrave të Kurtit, s’do t’ua falte pesë minuta

Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:32
Sadri Ramabaja

Një raport i Departamentit të Shtetit, thotë se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar.

Sadri Rambaja, analist, ka thënë se po të kishte fakte kjo prokurori nuk do t’ia falte as pesë minutave zyrtarëve qeveritarë.

“Çfarë po ia merr mendja, po të kishte fakte për këtë arrestim të Rozetës, Martinit, ose cilitdo, apo zyrtarë a qeveritar”, ka thënë Ramabaja, duke mohuar pretendimet se ka korrupsion në Qeverinë Kurti.

Më pas ai ka debatuar me gazetarin Ilir Mirena, i cili i ka thënë Rambajës se kryeministri Kurti ka blerë banesë 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat