​Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Krasniqi për veprën penale “Ngacmim seksual”

Aktuale

​Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Krasniqi për veprën penale “Ngacmim seksual”

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:00
Xhevat Krasniqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ngacmimi seksual”, ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

Kjo është konfirmuar nga Laureta Ulaj, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t'iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklaratat, si dhe veprime të tjera konform dispozitave të KPPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Për shkarkimin e profesorit Krasniqi janë organizuar disa protesta para rektoratit pasi i njëjti ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht.

Ndërkohë Këshilli i Etikës i ka rekomanduar rektoratit pezullimin e punës së Krasniqit, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat