“Kurti po blen kohë”, ish-zv.ministri zbardh prapaskenat: Çfarë do të ndodhë në veri të Kosovës

Aktuale

“Kurti po blen kohë”, ish-zv.ministri zbardh prapaskenat: Çfarë do të ndodhë në veri të Kosovës

Më: 24 prill 2024 Në ora: 16:00
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Anton Berisha, ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka komentuar zgjedhje në Veri të Kosovës pak ditë më parë.

Ai theksoi se kreu i qeverisë së Kosovës po ndjek politika të gabuara, pasi ndërkombëtarët kishin kohë që kërkonin zhvillimin e zgjedhjeve.

Berisha mes tjerash theksoi se qëllimi i Serbisë është që të mos funksionojnë institucionet për ta bërë situatën sa më dramatike për të thënë që shqiptarët po shkelin të drejtat e serbëve.

“Nëse palët dakordohen për një marrëveshje dhe pastaj njëra palë nuk e zbaton, sipas praktikave çdo marrëveshje tjetër ka qenë më e dobët se paraprake. Asociacioni në variantin e parë ka qenë një variant që nuk ka ndikuar dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka rekomanduar themelimin e Asocacionit. Për motive të pastra politike udhëheqësit e asaj periudhe dhe sidomos Kurti kanë refuzuar marrëveshjet.

Zgjedhjet e reja janë kërkuar që nga fillimi dhe ky është manipulimi i palës kosovare sepse ne e dimë qëllimin e Serbisë. Qëllimi i Serbisë është që të mos funksionojnë institucionet për ta bërë situatën sa më dramatike, në mënyrë që të përfitojnë në marrëveshjen e asociacionit në retorikën dhe diskursin që shqiptarët po i shkelin të drejtat e serbëve. Kurti ka zgjedhur procedurën e komplikuar, të stërzgjatur por që në fund bashkësia ndërkombëtare i kërkon të njëjtën gjë, që janë zgjedhjet.

Kosova sa më shumë që blenë kohë më stërzgjatje dëmtohet. Kurti nuk ka politikë për Kosovën, ai ka politikë për veten. Ai është duke blerë vetëm për veten e tij sepse është në kontraditë të plotë për politikën që e ka sjellë në pushtet dhe veprimet që duhet të bëjë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat