Macron telefoni Kurtin, Kraki kritikon Francën, ia përmend Vuçiqin

Aktuale

Macron telefoni Kurtin, Kraki kritikon Francën, ia përmend Vuçiqin

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:58
Nezir Kraki

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë së martës telefoni kryeministrin, Albin Kurtin, të cilit ia ka përmendur rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

E për njohësin e çështjeve politike, Nezir Kraki, telefonata është gjë e mirë por, qasja e Francës nuk është e duhur

Sipas Krakit, Franca është duke harruar sabotimet dhe veprimet destruktive të Serbisë.

“Është gjë e mirë së pas që presidenti i Francës interesohet personalisht, e gjen Kohën të bëjë telefonata të tilla.

Pastaj unë nuk e kam kuptuar ende bash mirë qasjen e Francës kohëve të fundit, që prej vizitës së Vuçiq në Paris. Dhe më duket sikur diçka nuk është kuptuar mirë këtu në Paris, sikur nuk është kuptuar që Serbia me veprimet dhe me fjalë duke sabotuar pikërisht planin frnako-gjerman për normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sikur nuk është kuptuar që Serbia mbetet shteti i vetëm kërcënues në Ballkan, për paqe në Ballkan dhe në Evropë. Dhe shteti që ka zyrtarisht, kushtetutshmërishtë pretendimet për një territor tjetër të pavarur. Shteti i cili mobilizohet ditë e natë për sabotimin e Kosovës, sabotimin e përpjekjeve të evropiane për normalizim dhe për paqe dhe sikur të gjitha këto siç thonë francezët, bien në gropë, harrohen nën tepi”, ka thënë Kraki.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të mobilizohet njëanshëm për implementim e marrëveshjeve të arritura.

“Dhe hajde tash t’i kërkojmë Kosovës ende veprime që janë në kuadër të atij teksti apo të pikave që janë parapri me planin franko-gjerman, plan të cilin Serbia e refuzon vjen në Paris dhe thotë se nuk e pranon atë plan. Nuk e disa pse Kosova duhet të bëjë hapa atë tjerë, pse Kosova duhet të mbilziohet njëanshëm, sikurse ka bërë më Ahtisarin, sikur ka bërë në decentralzimin sikur ka bërë më gjitha kur Serbia nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat