Shala: Nëse Qeveria ndërhynë në rastin e Banjskës për ngritjen e aktakuzës, s’ka vlerë te ndërkombëtarët

Aktuale

Shala: Nëse Qeveria ndërhynë në rastin e Banjskës për ngritjen e aktakuzës, s’ka vlerë te ndërkombëtarët

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:13
Hasan Shala

Janë bërë shtatë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, dhe ende nuk ka ende një aktakuzë për rastin.

Për këtë, Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, ka theksuar se ndërhyrjet politike në procesin ligjor mund të dëmtojnë aktakuzën dhe vlerën e saj për komunitetin ndërkombëtar.

Megjithatë, Shala ka bërë të qartë se procedurat ligjore duhet të ndiqen pa ndikim politik.

“Unë mendoj që politika jo vetëm në këtë rast po asnjëherë nuk duhet të përzihet në punën profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në këtë rast, nëse Qeveria apo politikanët ndikojnë apo ndërhyjnë në këtë çështje që sa më shpejt të ngrihet aktakuza dhe nuk e lënë të qetë me punu në mënyrë profesionale prokurorinë dhe Policinë unë konsideroj se më shumë e dëmtojnë akuzën. Dhe se kjo akuzë nuk do të ketë vlerë as të ndërkombëtarët”, ka deklaruar Shala në emisionin FIVE.

Edhe pse Radojçiqi ka pranuar fajësinë, Shala ka pohuar se është e rëndësishme të ngritën aktakuzat edhe për të tjerët të përfshirë në ngjarje.

“Rasti Banjskës është akt terrorist jo vetëm ne që e kemi vërtetu këtë akt, por edhe gjithë institucionet ndërkombëtare e kanë vërtetuar, edhe vet Radojçiqi e ka pranuar që e ka udhëheqë e ka organizuar këtë akt terrorist. Çështja e ngritjes së aktakuzës është pak me komplekse për shkak se duhen të ndërmerren shumë hetime, në këtë rast kemi të bëjmë me hetime jo vetëm të Policisë dhe Prokurorisë, këtu kanë bërë hetime edhe ELUEX-i edhe KFOR-i. Mirëpo meqenëse këtu janë arrestuar vetëm dhe shumica prej tyre janë jashtë vendit atëherë këtu duhet të zhvillohen procedura hetimore në mungesë dhe sigurisht që duhet të ngritën aktakuza në mungesë të të këtyre të pandehurve”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, mbrojtja e Radojçiqit nga Vuçiqi është një mënyrë për t’i mbrojtur vetën.

Ndërsa, Shkelzen Sopjani, ish-inspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për mbështetje të  Radojçiqit, kryesulmuesit në këtë rast.

Sipas tij, Vuçiq implikon rastin e sulmit në Banjskë.

Ndër të tjera, Sopjani ka theksuar se është më mirë të ketë vonesa për aktakuzën në rastin e Banjskës, se sa të jetë me dyshime pra “duhet që aktakuzë të jetë cilësore mos të lihet asgjë pa u dëshmuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat