Kryeziu: Kosova duhet ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para 16 majit

Aktuale

Kryeziu: Kosova duhet ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para 16 majit

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:15
Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu po vlerëson se Asociacioni duhet të nënshkruhet nga Kosova dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit, atëherë kur edhe mblidhet Këshilli i Ministrave në Këshill të Evropës.

Kryeziu ka thënë se Asociacioni është një kusht i veçantë për Kosovën, të cilën Qeveria e ka obligim ligjor ta nënshkruajë.

Asociacioni duhet të bëhet para 16 majit, kur bëhet edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave në KiE, duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Manastiri i Deçanit dhe Asociacioni janë elemente ta quaj të veçanta, të cilat nuk janë kushte universale, por janë të veçanta, janë një far lloj presioni që ne të bëhemi anëtar i rregullt i Këshillit të Evropës. Qeveria e Kosovës e ka për detyrë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projekt statutin i cili është i hartuar nga bashkësia evropiane dhe pastaj gjykata ta marr verdiktin e fundit.  Besoj që Qeveria e Kosovës do ta nënshkruajë dhe do ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese. Asociacioni ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me 84 vota për, një kundër dhe një abstenim, kështu që është ligj, dhe qeveria e ka detyrë kushtetuese ta zbatojë”, është shprehur ai.

Ndryshe, Asambleja e Këshillit të Evropës më 15 prill e ka miratuar me 131 vota për, raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Në asamblenë e KiE-së, kundër votuan 29 anëtarë të Asamblesë dhe 11 abstenuan. Raporti i votuar u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat