Torturoi dy gra në Prishtinë, aktorja shqiptare: Burrec, sonte ke çka ju tregon shokëve

Aktuale

Torturoi dy gra në Prishtinë, aktorja shqiptare: Burrec, sonte ke çka ju tregon shokëve

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mesditë u publikuar një video e një burri në qendër të Prishtinës teksa po turturonte dy gra.

Në pamjet e publikuara, burri në fjalë shfaqet duke e kapur me dhunë një grua dhe duke e futur në veturën e saj, derisa vazhdon tek tjetra dhe ia godet xhamin e veturës, derisa ajo është brenda në të.

Lidhur me këtë, ka reaguar aktorja kosovare, Shengyl Ismaili, ku burrin në fjalë e ka quajtur burrec, derisa ka ironizuar duke thënë se sonte kur të del me shokë ka se çfarë ju tregon.

“Bravo BURREC, sonte kur del me shoke ki cka tregon, qysh i ke kercnu 2 femra e ato jon tut… A po ndihesh i forte, apo BURREC pa bo..?”, ka shkruar aktorja kosovare, Shengyl Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat