O’Brien i kërkon Kurtit përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Aktuale

O’Brien i kërkon Kurtit përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:38
Foto nga takimi

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka diskutuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një postim në platformën X, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Kurti sot”, ka shkruar ai në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat