Kadrijaj: Me delegacionin finlandez diskutuam shumë çështje, veçanërisht mënyrën që Kosova të ketë sukses në kapërcimin e sfidave

Aktuale

Kadrijaj: Me delegacionin finlandez diskutuam shumë çështje, veçanërisht mënyrën që Kosova të ketë sukses në kapërcimin e sfidave

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga takimi

Orë më parë ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se e falënderuan delegacionin finlandez për vizitën dhe se e përgëzuan për anëtarësimin e Finlandës në Nato.

“Bashkë me Komisionin per Punë të jashtme dhe Diaspore pritëm sot Komisionin për punë jashtme të Parlamentit të Republikës së Findlandës.

E falenderuam delegacionin findlandez për vizitën dhe përgezuam për antarsimin e Findlandës në Nato!
Diskutuam për shumë çështje , veqanërisht menyrën që Kosova të ketë sukses në kapërcimin e sfidave në rrugen e saj të integrimit !”,
ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat