“Çakallët” dënohen me 56 vjet burgim për krimet në Kosovë, Blakaj: Nuk jemi të kënaqur me procesin

Aktuale

“Çakallët” dënohen me 56 vjet burgim për krimet në Kosovë, Blakaj: Nuk jemi të kënaqur me procesin

Më: 24 prill 2024 Në ora: 19:20
Bekim Blakaj

Shtatë ish-pjesëtarët e grupit “Çakallët”, janë dënuar me 56 vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Beogradit.

Ata akuzohen për vrasjen e 118 civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në fshatrat e Pejës, Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan.

Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim, Predrag Vukoviq u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me pesë, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga dy vjet burgim secili.

Kurse, dy anëtarët e tjerë Vellko Koriqanin dhe Millan Ivanoviq u liruan nga akuzat.

Sipas drejtori të Fondit për të Drejtën Humanitare Bekim Blakaj, tha se është i pakënaqur me procesin.

“Edhe pse i akuzuari i parë Toplica Milladinoviq, është dënuar me dënimin maksimal, dënimet e tjera janë shumë të ulëta dhe ne nuk mund të jemi të kënaqur”, tha Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat