​Ambasadori Cuvelier në Dragash: Kosova ka shfaqur dëshirën e saj të jetë anëtare e BE-së

Aktuale

​Ambasadori Cuvelier në Dragash: Kosova ka shfaqur dëshirën e saj të jetë anëtare e BE-së

Më: 24 prill 2024 Në ora: 19:22
Foto nga takimi

Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, ka vizituar sot nxënësit e shkollës fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash, të cilët i ka informuar rreth historikut të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e vlerave evropiane për zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Ai gjatë kësaj vizite ka folur mbi rëndësinë e BE-së dhe synimet e tij, për të cilat tha se janë paqja dhe prosperiteti.

Cuvelier: BE synon paqen dhe prosperitetin

“Dy qëllimet e BE-së janë paqja dhe prosperiteti. Janë 27 shtete momentalisht. Nga ekonomia në botë është renditur e treta pas SHBA dhe Kinës në fuqinë ekonomike. Hap pas hapi është vendosur të themelohet një union, ku aty luftërat do të jenë të ndaluara. Së pari kanë vendosur të bëhet deklarimi i një marrëveshje mes Gjermanisë dhe Francës dhe shteteve tjera themeluese sic jane Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Një ndër arsyet kryesore ka qenë te pamundësohet lufta në Evropë. Në vitet 1973-1981 në vazhdim kanë filluar shtetet tjera të bëhen anëtarë të BE-së. Moto e rëndësishme e BE-së është bashkimi në diversitete”, ka thënë Cuvelier.

Diplomati belg ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në familjen e madhe evropiane.

Ai tha se Kosova ka shprehur dëshirën që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe se një pjesë e madhe e popullatës janë pro anëtarësimit. Gjithashtu, ka theksuar se BE-ja mbështet Kosovën në forcimin e ekonomisë dhe institucioneve të saj. Gjithashtu, ka theksuar se BE-ja mbështet Kosovën në forcimin e kritereve për një ekonomi dhe institucione stabile.

Cuvelier: Kosova si shtet ka shfaqur dëshirën që të jetë anëtare e BE-së

“Shtetet e ish-Jugosllavisë janë vetëm dy shtete në BE - Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa shtetet tjera ende janë në proces. Shtetet tjera të ish-Jugosllavisë edhe ata do të jenë pjesë e BE-së, por pyetja nuk është nëse, por kur. Ka pasur shtete që nuk i kanë plotësuar kriteret e BE-së. Kosova si shtet ka shfaqur dëshirën që të jetë anëtare e BE-së, po ashtu edhe qytetaret kane shfaqur dëshirën e njëjte, ku nje shumice e madhe e popullatës kane qenë pro anëtarësimit. BE po i jep një mbështetje të madhe Kosovës të forcojë kriteret për një ekonomi më te forte, të ketë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, me institucione dhe një ekonomi më të fortë. BE-ja ka vlerësuar se Kosova është në procesin e përmbushjes së këtyre kritereve,” tha ai.

Në fund, Cuvelier iu përgjigj pyetjeve të nxënësve lidhur me Bashkimin Evropian. Për të vlerësuar vizitën e tij në shkollën fillore “Fetah Sylejmani”, diplomati Cuvelier u nderua me një mirënjohje nga drejtori i kësaj shkolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat