Kosovës mund t’i kushtojë me izolim, nëse Asociacioni si kusht për KiE nuk realizohet

Aktuale

Kosovës mund t’i kushtojë me izolim, nëse Asociacioni si kusht për KiE nuk realizohet

Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:41
KE

Të martën një telefonatë e rëndësishme erdhi në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti pati një bisedë me presidentin francez, Emannuel Macron ku biseduan rreth anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Menjëherë pas bisedës, Presidenca Franceze tha se Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare, të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel – Ohër”

Megjithatë, nga ekzekutivi thonë se janë optimist se shteti francez do ta përkrahë vendin drejt këtij mekanizmi ndërkombëtar, pa kushte shtesë.

E zbatimin e një kërkese të tillë, po e sheh si të pashmangshme ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Blerim Camaj.

“Nuk është vetëm kërkesë e Macronit, ne e pamë edhe deklaratën e ambasadorit gjerman rreth asociacionit, ata e dëshirojnë një indicie që shihet se Kurti ka filluar me këtë çështje pastaj të vazhdohet me hapin tjetër për anëtarëim në Këshillin e Evropës. Edhe pse është cmimi i shtrenjtë që do ta paguajë Kurti, mendoj që është një rrugë në të cilën ne si Kosovë jemi nisur dhe nuk besoj që ka kthim prapa” , ka thënë ish-ambasadori Blerim Camaj

Kurse, një ambasador tjetër vlerëson se ky është kushti i vetëm që lidhet direkt me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Në qoftë se procedohet (drafti i Asociacionit) në Kuvend atëherë ky kusht do të plotësohet dhe Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Por nëse ndodhë e kundërta atëherë siç është paralajmëruar Kosova do të izolohet totalisht edhe ashtu Kosova është duke i vuajtur sanksionet nga BE-ja të cilat kushtojnë në aspektin financiar do të kemi edhe izolim të mëtejmë të Kosovës”, thotë ambasadori Alebert Prenkaj.

Në këtë telefonatë, u fol edhe për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e fundit në veri të vendit, për çka presidenti francez bëri thirrje që sa më parë ky proces të zhvillohet sërish me pjesëmarrjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat