Bashkëshorti i Presidentes Osmani e quan Pacollin pro-rus: Është në hall me zbehë suksesin e Kosovës në KiE

Aktuale

Bashkëshorti i Presidentes Osmani e quan Pacollin pro-rus: Është në hall me zbehë suksesin e Kosovës në KiE

Nga: H.O. Më: 24 prill 2024 Në ora: 22:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkeshortin,Prindon Sadriu

Bashkëshorti i Presidentes Osmani, Prindon Sadriu në një postim të tij në facebook, ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka bërë thirrje që Vuçiqi, Osmani e Kurti t’i lënë mënjanë provokimet.

Sadriu e ka quajtur Pacollin pro-rus derisa ka thënë se është në hall për me zbehë suksesin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Vuçiçi, një mik i ngushtë i Putinit, qenka mbrojtë nga sulmet që po i vijnë nga gjitha anët. Pro rusët në Kosovë qenkan në hall të madh si me zbehë suksesin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Edhe këtë nivel të paturpsisë e përjetuam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat