Dardan Molliqaj flet për zgjedhjet në Maqedoni

Aktuale

Dardan Molliqaj flet për zgjedhjet në Maqedoni

Më: 24 prill 2024 Në ora: 23:15
Dardan Molliqaj

Kreu u Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Arben Taravari, kandidati i koalicionit VLEN në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se e pa kryeministrin Kurti “si një trampolinë drejt pushtetit”.

“Ky koalicion kshte veç ambicie për protogonistët. Nga gjeopolitike te ekonomia”, tha ai ndër të tjera.

Postimi:

Lojë instrumentesh: masha dhe trampolina

Demokracia, çlirimi, emancipimi, janë nocione që nuk eksportohen. Ato, ose janë burimore, pra të vërteta, ose janë farsa.

Për Kurtin, Taravari ishte një mashë. Zgjatim i pushtetit të tij në RMV. Për Taravarin Kurti ishte trampolinë. Taravari teksa shihte Kurtin e shihte një HOP drejt pushtetit.

Ky koalicion kshte veç ambicie për protogonistët. Nga gjeopolitike te ekonomia. Këtu nuk kishte vend as për shqiptarët as për maqedonët. Nuk kishin madje as platformë, kishin veç emra, koka njerëzish.

Marrëdhënia Kurti-Taravari ishte kontraktuale, prandaj pa frymë. Aty ku secili e sheh llogarinë e vet, ka veç mbledhje aritmetike, pa sinergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat