PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASH-it

Aktuale

PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASH-it

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:15
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të partistë një debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it.

Siç tha ai, DASh ka prezantuar një raport që sipas tij, ka të gjetura shqetësuese.

“Kërkojmë nga seanca që të plotësohet rendi i ditës me mocion nëpërmjet së cilës të plotësohet me debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it.

DASh ka prezantuar një raport që ka të gjetura shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Një përshkrim ku tashmë kemi një korrupsion serioz, ku përshkruhet edhe numri i saktë i ministrave që janë të përfshirë në afera korruptive. Kjo është çështje e rëndësishme dhe duhet ta trajtojmë këtë raport në kuadër të kësaj seance”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat