Lajm i mirë për mërgimtarët, Aeroportit të Prishtinës i shtohen edhe tri linja të reja

Aktuale

Lajm i mirë për mërgimtarët, Aeroportit të Prishtinës i shtohen edhe tri linja të reja

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Kompania ajrore e Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë – Scandinavian Airlines (SAS) – do të nisë tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, tha operatori i aeroportit të Prishtinës.

Fluturimet që lidhin Prishtinën me Stokholmin e Suedisë dhe Oslon e Norvegjisë do të fillojnë më 27 qershor.

Kështu tha Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në një postim në mediat sociale në fillim të kësaj jave.

SAS do të nisë fluturimet nga Prishtina në Kopenhagë të Danimarkës më 3 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat