​PSD me aksion para Qeverisë, përuron “çeshmen e milionerëve”

Aktuale

​PSD me aksion para Qeverisë, përuron “çeshmen e milionerëve”

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:38
Pamje nga aksioni i PSD-së

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni në oborrin e qeverisë, ka vendosur një “çeshme të mbushur me para”, me mbishkrim “ Për nder të Lirbun Aliut, i cili na e lëshoi çeshmën”.

Zgjim Hyseni nga PSD-ja, tha se këtë çeshme, e kanë sjellur këtu kompanitë që përfituan miliona nga ministri Aliu si shenjë nderimi për të.

“Kjo që po e shihni këtu nuk është kroi i fshatit tonë i bukur e ku kanë qasje të gjithë, kjo këtu është çeshmja e milionereve sepse kroi, çeshmja po rrjedh veç për ta, sepse në Kosovë atyre që e shesin ujin iu falet. Janë mbi 15 milion euro që janë falë e procesi nuk është zbardh në tërësi, e ato ju kanë falë kompanive milionëshe, këto kompani për nder të Lirbun Aliut që iu ka lëshuar çeshmën e kanë sjell si e donë zakoni në shenjë dhe nderim për të, këtë çeshme që po rrjedh. Janë 15 milion euro të falura e procesi nuk është zbardh në tërësi. I kisha lut edhe një herë organet e rendit sepse këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore përveç që po bëhet e qartë për kënd po punon pushteti i Vetëvendosjes”, tha Hyseni

Tutje Hyseni ka adresuar pyetje se në mullirin e kujt po e dërgon ujin pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në Kosovë për 20 euro KEDS-i të shkyç nga energjia elektrike, për gjithçka shkon tek përmbaruesi. Mirëpo sa më i madh që je edhe borxhet janë gjasat më të mëdha për me tu fal. Pyetja që duhet të shtrohet që është pyetje politike është se në mulli të kujt po qon ujë pushteti i Vetëvendosjes. Siç ka qenë edhe e ditur ky pushtet që nuk ka sjell asnjë ndryshim as sa i përket mënyrës se si shpërndahet pasuria, as nuk ka bërë tatim progresiv, as nuk ka bërë taksë dividend ka qenë qeshje kohe kur fillon me punu për të mëdhenjtë.

Veç një dallim ekziston se për të mëdhenjtë kanë punuar edhe ata më herët këta punojnë për të mëdhatë për mundësisht këto kompanitë e mëdha me mujt me qenë të tyre dhe me i kontrollua, ky është i vetmi dallim midis këtij pushteti dhe pushteteve të mëhershme. Pushteti i Liburn Aliut dhe pushteti që udhëhiqet prej Albin Kurtit nuk punojnë ndryshe thjesht janë në funksion të kapitalit të madh, mundësisht këtë kapital me pas sa ma shumë në kontroll”, përfundoi Hyseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat