Hoti: Kurtit askush më nuk i beson, i ndërron fjalët

Aktuale

Hoti: Kurtit askush më nuk i beson, i ndërron fjalët

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:07
Ish-kryeministri Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak se Kurti shpesh herë i ka ndryshuar qëndrimet e tij për shumë çështje.

“Kryeministri Kurti nuk do të duhej të ndryshonte kornizën e dialogut, do të duhej të rrinte me kornizën e dialogut që e ka marrë në fillim të mandatit. Tani është krijuar situata ku më askush nuk i beson Kurtit dhe Qeverisë së vendit, nuk ka besueshmëri nga aleatë të tërë ndërkombëtarë sepse i ndërron fjalët”.

“E kemi parë se çfarë qëndrime radikale kishte për Asociacionin, për të pagjeturit edhe për demarkacionin e plotë gjëra të tjera”, ka thënë Hoti në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndër tjera, ai ka deklaruar se Kurti u tregon përralla ndërkombëtarëve, e që sipas tij, këtë ata më nuk e besojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat