​Petkoviq në Bruksel: Raundi i ri i bisedimeve më 13 maj

Aktuale

​Petkoviq në Bruksel: Raundi i ri i bisedimeve më 13 maj

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:11
Foto nga takimi

Kryenegociatori Petar Petkoviq ka folur për media pas raundit të gjashtë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai ka thënë se bisedimet ishin të vështira dhe të tensionuara dhe se nuk është optimist për zgjidhjen e situatës, pasi “nuk ka vullnet politik nga ana e Prishtina të zgjidhë problemet”.

Petkoviq ka theksuar se serbët po “pësojnë” më së shumti nga vendimi për ndalimin e dinarit.

“Për hir të këtyre njerëzve tanë, ne po luftojmë për të ruajtur dinjitetin e jetës së tyre, për të siguruar vazhdimësinë e financimit dhe sigurimin e të gjitha të ardhurave të Serbisë për popullin tonë në Kosovë dhe këtë do ta bëjmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Petkoviq.

Petkoviq theksoi se pala serbe do të vazhdojë të insistojë në themelimin e asociacionit.

I pyetur nga gazetarët për propozimet e Miroslav Lajçak, Petkoviq u përgjigj se pala serbe do të del me komentet e saj për disa ide të reja të paraqitura nga Lajçak deri në raundin e ardhshëm të dialogut më 13 maj.

Ai tha se shpreson që më 13 maj të ketë përparim, por kjo “nuk varet nga Beogradi, i cili ka treguar konstruktivitet dhe se është e qartë për të gjithë se problemi është në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat