Wood: Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa konkret në dialog

Aktuale

Wood: Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa konkret në dialog

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:45
Robert Wood dhe Vjosa Osmani

Ambasadori Robert Wood, përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Speciale Politike në Kombet e Bashkuara, është deklaruar pas takimit që patën të hënën më 22 prill me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Misioni i ShBA-së në Kosovë, ka bërë të ditur se Wood dhe Osmani diskutuan për marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme dypalëshe.

“Ambasadori Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi-etnike dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, është njoftuar se ambasadori Wood përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa konkretë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat