Shala i PDK-së: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Aktuale

Shala i PDK-së: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 21:30
Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë seancës se sotme ka reaguar në lidhje me tunelin Prizren-Tetovë.

Shala tha se tuneli duhet të ndërtohet por jo të vidhet në emër të tij.

“Jam për më ndërtu rrugën, po nuk jam në emër të rrugës me vjedh.

Ku e keni projektin, ku e keni studimin, ku e keni bazën ligjore, keni dhënë tender, i keni zgjedh operatorët dhe keni shpronësu, pajtona, por nuk e dini ku e keni me hy ne tunel se nuk e dini ku e keni projektin e tunelit”, ka thënë deputeti Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat