​Lajçak flet për dialogun në Bruksel

Aktuale

​Lajçak flet për dialogun në Bruksel

Më: 25 prill 2024 Në ora: 22:37
Pamje nga takimi

 

Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka dalë me një propozim të ri kompromisi për përdorimin e dinarit serb.

Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka dalë me një propozim të ri kompromisi për përdorimin e dinarit serb.

Ai në një postim në X ka shkruar, se ka propozuar një dokument që synon të përafrojë qëndrimet e palëve për dinarin.

“Prita një takim nga dialogu për të gjetur një zgjidhje për “çështjen e dinarit”. Ky takim u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Takimi përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet. Do të presë takimin e radhës pasi të pranojë së komentet konstruktive”, ka shkruar diplomati sllovak.

Kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq dështuan të arrijnë marrëveshje për dinarin gjatë raundit të sotëm të dialogut në Bruksel, pasi Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nga 1 shkurti ka vendosur euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, hap ky i cili është kundërshtuar nga Serbia.

Për dallim nga takimet e mëparshme, Lajçak nuk mbajti fillimisht takime të ndara, por direkt zhvilloi takim trepalësh. Në takimet e deritashme në Bruksel janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.

Ndryshe, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ai tha se tani ndërmjetësi evropian ka dalë me propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni (i komunave me shumicë serbe), sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizmin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t’i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë”, tha Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat