Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për këtë sukses të Kosovës

Aktuale

Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për këtë sukses të Kosovës

Më: 25 prill 2024 Në ora: 23:44
Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hakmarrje nga Serbia pasi shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Ai ka thënë se ai është viktima e parë e hakmarrjes serbe për suskesin e Kosovës.

“Shkarkimi im ndërlidhet me ngjarjet e fundit. Në atë sukses Vuçiqi cdo herë nervozohet. Serbia nuk ka mundur ta përbijë lehtë suksesin e Kosovës në KiE dhe unë rashë si viktima e parë, sepse Vuçiqi edhe na paralajmëroi për arrestime.”, tha Arifi.

Arifi po ashtu tha se në shkarkimin e tij ka ndikuar edhe vendosja e flamurti shqiptar në Preshevë.

Arifi tha se i ka thënë Vuçiqit F*** You.

Arifi foli edhe për akuzat se i ka shërbyer Vuçiqit.

“Shkarkimi im e tregon këtë.”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat