Deputeti i VV-së: Strukturat ilegale në veri mund të jenë fshehur, ditën që do ta nxjerrin kokën ka për t’iu shtypur

Aktuale

Deputeti i VV-së: Strukturat ilegale në veri mund të jenë fshehur, ditën që do ta nxjerrin kokën ka për t’iu shtypur

Më: 25 prill 2024 Në ora: 23:50
Alban Bajrami

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, thotë se propozimi i sotëm që Bashkimi Evropian ka bërë në kuadër të çështjes së dinarit nuk bie ndesh me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Bajrami thotë se e rëndësishme për Kosovën është që propozimi nuk bie ndesh as me ligjet e Kosovës.

“Është e rëndësishme të thuhet se propozimi i Bashkimit Evropian nuk bie ndesh me rregulloren e BQK-së dhe me ligjet e Kosovës. Kjo është e rëndësishme, pastaj pjesa tjetër në raport me Serbinë neve nuk duhet të na interesojë edhe aq”, tha ai.

Ndërsa, Bajrami u deklarua edhe sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit.

Lidhur me këtë ai tha se Serbia ka tendenca të gjej mundësi që t’i financojë ato struktura ilegale, duke shtuar se “atë ditë që do ta nxjerrin kokën ka për t’ju shtypur”.

“Serbia nuk pres që të heq dorë nga tendenca dhe mundësitë e ndryshme për t’i financuar strukturat ilegale. Sepse, strukturat ilegale ua mundësojnë atyre një pozicion më të mirë në tavolinën e diskutimit. Tani që ne i kemi zhbë këto struktura në veri ata po e kanë të vështirë. Ata mund të kenë celula të fshehura, por unë ju siguroj që atë ditë që do ta nxjerrin kokën ka për t’iu shtypur, sepse celula ilegale në territor të Republikës së Kosovë nuk mund të ekzistojnë dhe kjo është shumë e qartë për ne, nuk e di sa është e qartë për Serbinë”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e dinarit as në takimin e sotëm që u realizua në Bruksel. Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat