Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET

Aktuale

Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET

Më: 26 prill 2024 Në ora: 08:17
Vjosa Osmani

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ceremonia mbahet në orën 12:30, në QKUK, e të cilën KosovaPress do t’ua sjellë drejtpërdrejt.

Përndryshe, përdorimi në rritje i imazheve SPECT/CT përshkruhet dhe ilustrohet me një sërë aplikimesh tipike klinike, të cilat përfshijnë studime të trurit, shtyllës kurrizore, kardiake dhe kancerit.

Kurse, përdorimi i funksionalitetit të imazhit CT lejon korrigjimin e imazhit SPECT bazuar në kompensimin e përthithjes brenda indeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat