Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

Aktuale

Kurti: VV-ja vazhdon luftën kundër fashizmit të sotëm brenda e jashtë vendit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 08:18
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar luftën kundër fashizmit, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit.

Më 25 Prill, Dita e Çlirimit të Italisë dhe 50-vjetori i Revolucionit të Karafilit në Portugali siç ka thënë kryeministri Kurti janë shënime të rëndësishme në historinë e luftës kundër diktaturave dhe fashizmit në Evropë.

Ai në një postim në platformën X, ka theksuar se partia e tij vazhdon të jetë në të njëjtën frymë.

“25 Prilli është Dita e Çlirimit të Italisë, fitorja mbi fashizmin në ’45; dhe Portugalia festoi 50-vjetorin që kur Revolucioni i Karafilit rrëzoi diktaturën më jetëgjatë në Evropë.

Në të njëjtën frymë, Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës vazhdon të luftojë fashizmin e sotëm – brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar kryeministri Kurti në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat